|
Fjala e autorit :
Dėgjues, Shikues, i
Gjithėditur e Folės
I Plotfuqishėm ti kthejė
botrat, siē qe dhe Krijonjės
Fjala e tij
Dėgjues, Shikues pohon dy Cilėsi tė
Allahut tė Madhėruar: Dėgjimin dhe Shikimin.
Pėrsa i pėrket Dėgjimit, Allahu i Madhėruar i
pėrfshin tė gjitha zėrat duke i dalluar me dije
dhe saktėsi. Kjo tregon se Allahu i Madhėruar i
dėgjon tė gjitha zėrat nė mėnyrė tė plotė e
gjithėpėrfshirėse. Ai dėgjon lavdėrimin e
mbajtėsve tė Arshit, lavdėrimin e engjėjve tė
qiellit, lavdėrimin e tė gjithė njerėzve dhe
xhindėve si dhe tė gjithė krijesave, pavarėsisht
nga ndryshimi i zėrave, gjuhėve apo dialekteve
tė tyre. I dėgjon tė gjithė nė njė ēast tė
vetėm, pa iu pėrzier Atij zėri me zėrin, apo
gjuha me gjuhėn tjetėr.
Dėgjimi i Tij i ka pėrfshirė tė
gjitha qeniet, siē ka thėnė Aishja (Allahu
qoftė i kėnaqur prej saj!): Falenderimi
i takon Allahut, i Cili pėrfshin me Dėgjimin e
Tij tė gjitha qeniet. Pasha Allahun erdhi
dialoguesja (Haule bint Thalebeh) tė bisedojė me
Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
tė!) pėr ēėshtjen e burrit tė saj (Eus bin
Samit). Pasha Zotin unė isha nė njė qoshe tė
shtėpisė dhe nuk e dija se ēpo i thoshte.
Atėherė Allahu i Madhėruar shpalli qė nga
sipėr shtatė qiejve: Vėrtet, Allahu i
dėgjoi fjalėt e asaj, e cila bisedoi me ty
lidhur me burrin e vet, qė u ankua te Allahu,
prandaj Allahu e dėgjon bisedėn tuaj, Allahu
ėshtė Dėgjues, Shikues (Vėshtrues).
Muxhadele 1. Transmetoi Buhariu.
Ndėrsa, pėrsa i pėrket
Shikimit, Allahu i Madhėruar pėrfshin me tė, tė
gjitha gjėrat e vėzhgueshme, persona apo ngjyra
qofshin ato, sado larg apo tė imėta qofshin ato.
Tek Ai nuk ndikon asnjė pengesė apo perde. Ai i
shikon ato nga tė gjitha anėt nė mėnyrė tė plotė
e gjithėpėrfshirėse. Nė shumė raste, nė Kuran
kėto dy cilėsi pėrmenden bashkė, pėr tė pohuar
gjithpėrfshirjen, siē thotė Allahu i Madhėruar:
Askush dhe asgjė nuk
ėshtė si Ai. Ai ėshtė Dėgjuesi, Shikuesi.
Shura 11.
Vėrtet, Allahu i dėgjoi
fjalėt e asaj, e cila bisedoi me ty lidhur me
burrin e vet, qė u ankua te Allahu, prandaj
Allahu e dėgjon bisedėn tuaj, Allahu ėshtė
Dėgjues, Shikues (Vėshtrues).
Muxhadele 1.
Gjithashtu dhe Fjala e Tij
drejtuar Musait dhe Harunit:
Ai (Allahu) tha: Mos u
frikėsoni se Unė jam me ju
(me Ndihmėn Time),
Dėgjoj dhe Shikoj. Ta Ha 46.
Po ashtu edhe Fjala e Tij:
Allahu ju urdhėron qė tu
jepni amanetin tė zotėve tė tyre, dhe kur tė
gjykoni, tė gjykoni me drejtėsi mes njerėzve. Sa
e mirė ėshtė kjo qė ju kėshillon! Allahu Dėgjon
dhe Shikon ēfarė veproni.
Nisa 58.
Ebu Davudi transmeton nga Ebu
Hurejrja se Profeti (Paqja dhe bekimi i
Allahut qofshin mbi tė!) e lexoi kėtė ajet
dhe kur mbėrriti tek Fjala e Allahut tė
Madhėruar: Allahu Dėgjon dhe Shikon ēfarė
veproni vendosi gishtin e madh te veshi
dhe gishtin tregues te syri.
Kėtė Profeti e ka bėrė pėr tė
pohuar kėto dy cilėsi. Vėrtet qė Allahu i
Madhėriur i ka pėrēmuar zotat e idhujtarėve
(politeistėve) ngaqė ata as nuk dėgjojnė e as
nuk shikojnė. Allahu i Madhėruar ka thėnė:
A kanė ata (idhujt) kėmbė
tė ecin me to, a kanė duar tė rrėmbejnė me to, a
kanė sy tė shohin me to, a kanė vesh tė dėgjojnė
me to?
Araf
195.
Ashtu si edhe Ibrahimi (Paqja
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka
vėnė nė dukje mangėsitė e zotave tė
idhujtarėve pėr shkak tė mosdėgjimit tė tyre.
Allahu i Madhėruar thotė:
Lexoju atyre ngjarjen e
Ibrahimit kur i tha babit tė vet dhe popullit tė
tij: Ēfarė jeni duke adhuruar? Ata i thanė:
Adhurojmė idhujt, vazhdimisht u jemi besnik
atyre! Ai tha: A ju dėgjojnė ata juve kur u
luteni? ose A ju sjellin dobi juve apo dėm?
Shuara 69-73.
Allahu i shkatėrroftė gjymtuesit
(muatilėt) tė cilėt i deformuan Cilėsitė e
Allahut tė Madhėruar. Allahu i ka pėrēmuar
idhujtarėt ngaqė idhujt e tyre nuk i zotėronin
kėto cilėsi.
Nė fjalėn e tij i
Gjithėditur pohohet Cilėsia e Diturisė,
me tė cilėn arrihen tė gjitha njohuritė ashtu
siē janė, pa u ndryshuar.
Allahu i Madhėruar thotė:
Ai ėshtė i
Gjithėdijshmi, i Urti.
Tahrim 2.
Mė tregoi i
Gjithėdijshmi, Njohėsi i tė fshehtave.
Tahrim 3.
Ai e di ē'futet nė Tokė
dhe ē'del prej saj, ē'zbret prej qiellit dhe
ē'ngjitet nė tė,
Hadid 4.
Ēelėsat e fshehtėsisė
janė vetėm tek Ai, atė (fshehtėsinė) nuk e di
askush veē Tij. Ai e di ēka ka nė Tokė dhe nė
det, Ai e di pėr ēdo gjethe qė bie dhe ska
kokėrr nė thellėsi tė tokes, ska tė njomė dhe
ska tė thatė qė nuk ėshtė nė librin e qartė.
En Am 59.
Profeti (Paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
Ēelėsat e fshehtėsisė janė pesė dhe
askush pėrveē Allahut nuk i di ata,
pastaj lexoi Fjalėn e Allahut tė Madhėruar:
Ska dyshim se vetėm Allahu e di kur do tė
ndodhė kiameti, Ai e di kur e lėshon shiun, Ai e
di se ēka nė mitra. Askush nuk e di pėrveē Tij
se ēfarė do t'i ndodhė nesėr, dhe askush nuk e
di, pėrveē Tij, se nė ēvend do tė vdesė. Allahu
ėshtė mė i Dijshmi, mė i Njohuri.
Llukman 34.
Nė fjalėn e tij
Folės pohohet Cilėsia e tė Folurit,
pasi Allahu i Madhėruar, Flet me Fjalė reale siē
tha Allahu i Madhėruar:
e Musait i Foli Allahu
me Fjalė Nisa
164.
E kur Musai erdhi nė
kohėn qė i caktuam, i Foli Zoti i Vet
Araf 143.
Interpretimi i
muatilėve (shtrembėrueseve tė kuptimeve tė
Cilėsive tė Allahut) se ajo qė i foli Musait
ishte pema dhe jo Allahu i Madhėruar, ėshtė
interpretim i gabuar, pasi Allahu thotė nė
Kuran:
Dhe kur arriti tek ai
(zjarri) nga ana e djathtė e luginės sė atij
vendi tė bekuar me pemė, u thirr: O Musa, ska
dyshim se Unė jam Allahu, Zoti i botėve.
Kasas 30.
Pra ėshtė e pamundur qė pema tė
thotė Unė jam Allahu.
Gjithashtu edhe
skolastikėt (ehlul-kelam) kanė gabuar nė
mendimin e tyre, se Fjala e Zotit tė Madhėruar
ėshtė e folur (fjalė) nė vetvete. Pėr kėtė ata
argumentohen se nėse i pohojmė Allahut tė
Madhėruar zė e kemi pėrngjasuar Atė me krijesat.
Argumentimi i tyre ėshtė i pabazė, sepse pohimi
i zėrit nuk pėrmban krahasim, pasi Allahut tė
Madhėruar nuk i pėrngjan asgjė. Allahu i
Madhėruar ka thėnė:
Zoti i tyre i thirri: A
nuk ua ndalova ju dyve atė pemė?
Araf 22.
Kjo tregon se thirrja nuk
realizohet, veēse me zė tė dėgjueshėm. Siē ka
ardhur nė njė hadith tė nxjerrė nga imam Ahmedi
dhe Taberaniu nga Abdullah ibn Enes i cili
thotė: kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (Paqja
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke
thėnė: Do t'i ringjallė Allahu njerėzit
tė zhveshur dhe tė pabėrė synet dhe do t'i
thėrrasė ata me zė, ku ata qė ndodhen larg do ta
dėgjojnė ashtu si ata qė janė afėr: Unė jam
Mbreti Unė jam Mbisunduesi.
Pėr tė hedhur poshtė fjalėn e
bidatēinjve mjafton poshtėrimi qė Allahu i
Madhėruar i ka bėrė Beni Israilėve, kur morėn si
zot atė qė as nuk fliste dhe as i drejtonte nė
ndonjė rrugė, duke thėnė:
Nė mungesė tė tij,
(pas vajtjes nė Tur
pėr tė marrė Teuratin) Populli i
Musait bėri nga stolitė e veta njė trup viēi
(pėr ta adhuruar atė). Ai
kishte britmė (sikur pallte). A nuk e
shihnin ata se ai nuk ju fliste as nuk i
udhėzonte nė ndonjė rrugė tė drejtė. E morėn atė
(viēin si idhull), e ishin
tė padrejtė (ndaj vetes sė tyre).
Araf 148.
Nė fjalėn e tij: I
Plotfuqishėm ti kthejė botrat, siē qe dhe
Krijonjės pohohet Cilėsia e Fuqisė.
Allahu i Madhėruar thotė:
Allahu ėshtė i
Plotfuqishėm pėr ēdo gjė.
Bekare 20.
Profeti (Paqja dhe bekimi i
Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: E
di se Allahu ėshtė i Plotfuqishėm pėr ēdo gjė
dhe se Allahu e ka pėrfshirė ēdo gjė me Diturinė
e Tij.
Transmeton Ibn Sunnij siē ka
ardhur nė librin e lutjeve.
Nė kėtė hadith ka
kundėrpėrgjigje pėr mohuesit e ringjalljes.
Allahu i Madhėruar thotė: "Ashtu siē e
filluam krijimin e parė, ashtu do ta rikthejmė
atė." Pėr kėtė ēėshtje do tė flasim mė
vonė. |