|
Fjala e autorit Pėrjetėsisht
i Fuqizuar, i Vetėm qė nė hershmėri
Fuqizohet
do tė thotė Vetėmbahet nga kjo ka
ardhur dhe emri i Tij Fuqiplotė
qė ka kuptimin i Vetėekzistueshėm
qė nuk ka nevojė pėr askėnd.
Nė hershmėri
do tė thotė qė nė pėrjetėsi.
Kėshtu, kuptimi i saj ėshtė se Allahu i
Madhėruar ėshtė cilėsuar qė nė pėrjetėsi me
qėndrueshmėri dhe me tė gjitha cilėsitė e Tij tė
plota dhe mosekzistenca e tyre ėshtė mangėsi.
Gjithashtu Allahu i Madhėruar ėshtė i Pastėr nga
tė gjitha mangėsitė dhe i Vetėm, si i tillė,
askush nuk e shoqėron Atė nė gjithēa qė i takon
vetėm Atij.
Me kėtė autori ka filluar tė
sqarojė ēėshtjen e Emrave dhe Cilėsive tė
Allahut tė Madhėruar, ndėrsa ne duke iu lutur
Allahut tė na japė sukses do tė sqarojmė nė
pėrgjithėsi akiden e pasuesve tė sunetit nė
lidhje me kėtė ēėshtje.
Baza e akides sė tyre ėshtė:
pohimi i asaj qė ka pohuar Allahu pėr Vetveten
nė librin e Tij, apo tė asaj qė ka pohuar i
dėrguari i Tij pėr Tė, duke mos i pėrngjasuar
dhe pėrshkruar ato, si edhe mohimi i gjithēaje
tė cilėn Allahu e ka mohuar pėr Vetveten, apo
ēdo gjėje qė ka mohuar i dėrguari i Tij pėr Tė,
duke mos i deformuar dhe i ndryshuar ato.
Pra, besimi i tyre ėshtė pohim pa pėrngjasim e
pa pėrshkrim dhe mohim pa deformim e pa
ndryshim.
Fjala deformim
(tatil) nė gjuhė ka kuptimin zbrazje,
boshatisje, siē ėshtė fjala e Allahut tė
Madhėruar
dhe pus i boshatisur,
domethėnė i zbrazėt, pa ujė dhe pavlerė. Apo siē
ėshtė fjala e bidatēinjve qė kur u thuhet atyre:
Allahu ėshtė i Ditur, thonė: Allahu nuk ėshtė i
paditur. Ndėrsa ndryshimi
(tahrif) ėshtė animi i Emrave dhe Cilėsive
tė Allahut nga kuptimet e tyre reale nė kuptime
tė tjera, qė nuk kuptohen vetėm se me argumente,
si keqinterpretimi i Dorės nė fuqi. Ndėrsa
pėrngjasimi (teshbih) ėshtė tė
krahasohet Allahu me krijesat e Tij, siē kanė
vepruar disa bidatēinj duke e krahasuar me njė
person tė ulur mbi fron, larg tė metave qoftė
Ai. Pėrshkrimi (tekjif) ėshtė qė
ti pėrshkruash Allahut mėnyrė ose formė, dhe
qėllimi nuk ėshtė se Ai nuk ka formė, por tė
largohemi nga pėrfytyrimi sepse imagjinata jonė
nuk e arrin njė gjė tė tillė.
Tė parėt tanė tė ndershėm
besojnė se ēdo lloj pėrngjasimi, pėrshkrimi,
deformimi, dhe ndryshimi konsiderohet mohim nė
Emrat dhe Cilėsitė e Allahut. Allahu i Madhėruar
thotė:
Allahu ka Emrat mė tė
bukur, prandaj luteni Atė me to, e largohuni
prej atyre qė bėjnė shtrembėrime
(mohojnė) nė Emrat e Tij. Ata do tė
shpėrblehen pėr atė qė vepruan Araf
180.
Kjo tregon se njerėzit ndahen nė
dy lloje: vėrtetues dhe mohues. Vėrtetues janė
ata tė cilėt pohojnė Emrat dhe Cilėsitė ashtu
siē Allahu ka pėrshkruar me to Vetveten, duke
mos e pėrngjasuar Atė dhe duke mos i deformuar
ato nga kuptimi i tyre.
Ndėrsa mohuesit janė ose
pėrngjasues ose deformues.
Akidja e selefėve bazohet nė
Fjalėn e Allahut tė Madhėruar:
Asgjė nuk ėshtė i
ngjashėm me Tė. Ai ėshtė Dėgjuesi, Shikuesi.
Shura-11.
duke pohuar kėshtu Cilėsitė e
Tij dhe mohuar pėrngjasimin me ēdo krijesė. Nga
ky ajet ata kanė nxjerrė dy rregulla tė
rėndėsishme:
E para:
Tė folurit pėr Cilėsitė ėshtė i njejtė me tė
folurit pėr Qenien. Kjo do tė thotė se ēdo kush
qė i pohon Allahut njė Qenie tė Shenjtė, e cila
nuk i pėrngjason asnjė qenie tjetėr, duhet qė
ti pohojė Atij edhe Cilėsi tė shenjta qė nuk u
pėrngjasojnė cilėsive tė krijesave, sepse qenia
njihet vetėm nėpėrmjet cilėsive.
E dyta:
Pohimi i disa Cilėsive, kėrkon pohimin e
Cilėsive tė tjera nė tė njėjtėn mėnyrė. Pra,
ashtu siē Allahu i Madhėruar nuk ka shembull tė
ngjashėm nė Dijen e Tij, Aftėsinė e Tij,
Dėshirėn e Tij, po ashtu nuk ka shembull tė
ngjashėm as edhe nė Zemėrimin e Tij, Zbritjen e
Tij apo nė Ardhjen e Tij, etj. |