Poema e besimit

 
 

Fjala e autorit :

Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij

 

      “Dėshmoj” do tė thotė njoftoj. Ibn Kajimi (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė  nė komentimin e Fjalės sė Allahut tė Madhėruar: "Allahu ka dėshmuar se s'ka tė adhuruar pėrveē Tij" se “Frazat e pėrdorura nga selefėt pėr dėshminė, vėrtiten rreth fjalėve: gjykim, vendim, sqarim dhe lajmėrim.” Tė gjitha kėto kuptime janė tė vėrteta dhe nuk bien nė kundėrshtim ndėrmjet tyre, pasi dėshmia pėrfshin fjalėt e dėshmuesit, lajmin dhe thėniet e tij, pėrmban njoftimin dhe sqarimin e tij. Ajo  ndahet nė katėr shkallė:

      a) Dija, njohja pėr saktėsinė dhe vėrtetimin e asaj qė dėshmohet.

      b) Ta thotė atė, ta shqiptojė edhe nėse nuk e dinė tė tjerėt, madje ta thotė atė nė vetvete, ta        pėrmend atė, ta shqiptojė ose ta shkruajė atė.

      c) Tė njoftojė tė tjerėt pėr atė qė dėshmon, t’i lajmėrojė ata dhe t’ua sqarojė atyre.

      d) T'i detyrojė tė tjerėt nė pėrmbajtjen e saj dhe t'i urdhėrojė tė tjerėt me tė.

Pastaj ka thėnė se shkalla e dijes tė cilėn dėshmia e pėrmban ėshtė e domosdoshme, sepse  nė rast tė kundėrt personi dėshmon pėr atė qė nuk ka dije. Allahu i Madhėruar thotė: “Pėrveē atyre qė dėshmuan nė tė vėrtetėn e qė e dinin” Zuhruf-86. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė pėr atė qė dėshiron tė dėshmojė: “Si shembulli i atij, dėshmo!” dhe tregoi me shenjė nga dielli. Transmeton Tirmidhiu.

      Shkalla e tė folurit dhe e lajmėrimit. Ēdokush qė flet dhe lajmėron pėr diēka, ka dėshmuar pėr atė edhe pse nuk e ka shqiptuar fjalėn “dėshmi”. Allahu i Madhėruar thotė: “E i quajtėn engjėjt, adhuruesit e Mėshiruesit, femra. A ishin tė pranishėm ata nė krijimin e tyre? Dėshmia e tyre do tė regjistrohet dhe ata do tė merren nė pyetje”. Zuhruf 19. Pra, Allahu e ka konsideruar fjalėn e tyre dėshmi edhe pse ata nuk e kanė pėrdorur fjalėn dėshmi.

      Shkalla e njoftimit dhe informimit ndahet nė dy lloje: njoftim me fjalė dhe njoftim me vepra. Kjo duhet tė jetė edhe  metoda e ēdo mėsimdhėnėsi, njėherė e shpjegon me fjalė dhe njė herė e ilustron me shembuj…”

Shkėputur nga libri “Medarixhus-salikijn” vėll. I,  f. 332.

     

      Fjala e autorit “Nuk ka zot tjetėr veē Tij” duhej thėnė “S’ka tė adhuruar me tė drejtė pėrveē Tij”, sepse vetėm pohimi i teuhidit rrububijeh nuk e fut njeriun nė Islam. Allahu i Madhėruar i ka dėrguar profetėt e Tij, si dhe i ka zbritur librat e Tij, pėr t’u adhuruar i Vetėm pa i shoqėruar Atij askėnd. E ky ėshtė njėsimi i adhurimit, njėsimi me anė tė veprave. Ndėrsa pėr njėsimin rrububije nuk ka obligime e as vepra nė tė. Vetė Allahu i ka krijuar krijesat e Tij nė njė instinkt tė tillė, siē e ka urdhėruar profetin e Tij qė t’i pyesė idhujtarėt: “Thuaj: Kush ėshtė Zoti i qiejve dhe Zoti i Arshit tė Madh? Ata do tė thonė Allahu! Thuaju: E pse nuk frikėsoheni pra?” Muminun 86-87. Gjithashtu Allahu i Madhėruar thotė: “E nėse do ti pyesėsh ata: kush i ka krijuar qiejt dhe tokėn? Do tė thonė Allahu…” Llukman 25. Kjo tregon se pranimi i rrububijes nuk e fut personin nė islam.

Dijetari islam Ibėn Tejmije (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: “Qėllimi me njėsimin nuk ėshtė thjesht njėsimi rrububije qė do tė thotė, tė besuarit se Allahu i Vetėm ėshtė Krijuesi i botės siē e mendojnė kėtė ehlu-lkelami dhe sufistėt, kėshtu ata mendojnė se duke vėrtetuar kėtė me argument kanė (vėrtetuar) arritur kulmin e besimit. Nėse personi pranon atė qė meriton Zoti prej cilėsive dhe i largon Atij ēdo tė metė qė Ai ia ka larguar Vetes sė Tij, e pranon se Ai i Vetėm ėshtė Krijues i ēdo gjėje, nuk ėshtė njėsues deri sa tė dėshmojė se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut tė Vetėm. Pra tė pohojė se Allahu i Vetėm ėshtė i Adhuruari qė e meriton tė adhurohet dhe qė kėrkon  njė adhurim tė vetėm dhe pa i shoqėruar Atij asgjė. Termi “el ilah” do tė thotė i adhuruar qė meriton adhurimin dhe nuk do tė thotė i aftė pėr tė krijuar…” "Fet’hul Mexhijd"  f. 16.

 

Qėllimi ėshtė se njohja e Zotit ėshtė e krijuar dhe instinktive, ndėrsa pohimi qė kėrkohet ėshtė pohimi i adhurimit, e siē pėrmendėm, adhurimi ėshtė njė term qė pėrmbledh ēdo vepėr tė dukshme apo tė fshehtė tė cilėn e do dhe me tė kėnaqet Allahu. Kėto vepra ndahen nė vepra tė zemrės, gjuhės dhe gjymtyrėve, siē ka thėnė Ibnul Kajimi (Allahu e mėshiroftė!): “Adhurimi mbėshtetet mbi 15 rregulla. Kush i plotėson ato ka plotėsuar shkallėt e adhurimit. Pėr ta sqaruar kėtė themi se adhurimi ndahet nė vepra tė zemrės, gjuhės dhe gjymtyrėve. Gjithashtu adhurimi ka pesė dispozita pėr gjykimin e veprave: obligim, e ndaluar,  e pėlqyeshme, e papėlqyeshme dhe e lejuar, ku ēdonjėra prej tyre ka tė bėjė me zemrėn, gjuhėn dhe gjymtyrėt”.

"Fet'hul mexhijd" f. 17.

 

 



Pėrgatitėn: Poema nga Taha Shejbani    Komenti nga Husein es Serraxh     Pėrkthimi nga Naim Karaj     Redaktimi, korrektimi dhe pėrshtatja e poemės nga Erion Sula dhe Agim Muēani     Radhitja nė kompjuter nga Shkėlzen Budani     Recensuar nga Dr. Abdulaziz Muhamed al Abdulatif dhe Ekrem Avdiu     Botimi i parė: janar, 2005    Botimi i dytė: tetor, 2005    Publikimi i parė elektronik nga www.klubikulturor.com     Copyright: Autori