Poema e besimit

 
 

               

Fjala e autorit:

 

Prej Tij filloi si Fjalė dhe se ai padyshim

Te Folėsi do kthehet siē qe dhe nė fillim

 

      Domethėnė se Allahu i Madhėruar ėshtė Ai i Cili e nisi Fjalėn me Kuranin. Autori ėshtė shprehur me emėr tė pėrcaktuar “Fjalė” pėr tė pohuar se Allahu i Madhėruar ėshtė Ai i Cili e ka thėnė atė nė realitet. Me kėtė autori i ėshtė kundėrpėrgjigjur mutezilėve tė cilėt thanė se Kurani nuk ėshtė Fjalė e Allahut dhe nuk ka filluar prej Tij, porse ėshtė njė krijesė e veēuar dhe bashkangjitja e tij me Tė (Allahun) ėshtė bashkangjitje nderimi, siē themi i dėrguari i Allahut, shtėpia e Allahu, deveja e Allahut. Kjo ėshtė e pasaktė, sepse pėrcaktimi me emrin e Allahut ėshtė dy llojesh: abstrakt dhe kuptimor. Pėrsa i pėrket bashkangjitjes abstrakte kjo bashkangjitje me emrin e Allahut tė Madhėruar ėshtė bashkangjitje nderimi, ndėrsa bashkangjitja kuptimore, kjo bashkangjtje ėshtė bashkangjitje e cilėsive me tė cilėsuarin sikurse themi: Krenaria e Allahut, Fuqia e Allahut, Dituria e Allahut…prej saj ėshtė edhe Fjala e Allahut.

 

      Ndėrsa fjala e tij “Te Folėsi do kthehet” aludon nė atė se Kurani do tė ngrihet nga Toka, do tė ngrihet nga librat dhe zemrat para Ditės sė Kiametit. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi tė cilin e transmeton imam Ahmedi se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

 

“Vėrtet Fjala e Allahut (Kurani) do tė ngrihet brenda njė natė tė vetme dhe nuk do tė mbetet prej tij asnjė shkronjė.

 

Ndėrsa nė hadithin e Hudhejfes transmetohet: "Vėrtet Libri i  Allahut (Kurani) do tė ngrihet brenda njė natė tė vetme dhe nuk do tė mbesė  prej tij asnjė ajet". Transmeton Ibnu Maxhe.

 

 



Pėrgatitėn: Poema nga Taha Shejbani    Komenti nga Husein es Serraxh     Pėrkthimi nga Naim Karaj     Redaktimi, korrektimi dhe pėrshtatja e poemės nga Erion Sula dhe Agim Muēani     Radhitja nė kompjuter nga Shkėlzen Budani     Recensuar nga Dr. Abdulaziz Muhamed al Abdulatif dhe Ekrem Avdiu     Botimi i parė: janar, 2005    Botimi i dytė: tetor, 2005    Publikimi i parė elektronik nga www.klubikulturor.com     Copyright: Autori