|
Fjala e autorit:
Besojmė se e mira dhe
keqja nė tėrėsi
Pėr njeriun janė caktuar
nga i Madhi Perėndi
Atė qė e deshi Zoti i
Arshit, ashtu ndodhi
Dhe atė qė se deshi nė
kėtė botė se solli
Ehli
suneti beson se Allahu i Madhėruar ka caktuar
ēdo gjė qė do tė ndodhė deri nė Ditėn e
Kiametit, e mirė apo e keqe qoftė. Kjo ėshtė njė
prej shtyllave tė besimit pa tė cilėn besimi
ėshtė i pavlefshėm. Nė hadithin e Xhibrilit
transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i
Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė shprehur pėr
besimin se ai ėshtė:
Tė
besosh Allahun, engjėjt e tij, librat e Tij, tė
dėrguarit e Tij, botėn e ardhshme, dhe se ēdo
gjė qė ndodh
(e mirė a
e keqe), ndodh sipas pėrcaktimit tė
Allahut.
Para
se tė fillojmė tė sqarojmė shtyllat e kaderit
(el kada uel kader), ėshtė e domosdoshme tė
qartėsojmė njė ēėshtje. Allahu i Madhėruar nuk
ka krijuar tė keqen e pastėr dhe se Atij nuk
mund ti pėrshkruhet e keqja elementarisht,
porse ėshtė e lejuar qė tė lidhet me disa
shprehje, siē janė: qė e keqja mund tė jetė nė
strukturėn e tėrėsisė sė fuqisė sė Tij:
Vėrtet qė Allahu ėshtė i Fuqishėm mbi ēdo gjė.
E kėshtu, e keqja mund tė pėrmendet pa e emėruar
bėrėsin e saj, siē thotė Allahu i Madhėruar se
xhinėt kanė thėnė: Dhe ne nuk dimė, se e
keqja u ėshtė kushtuar atyre qė janė nė Tokė,
apo Zoti i tyre do ti udhėzojė ata nė rrugė tė
mirė. Suretul Xhin 10, nėse kjo na
bėhet e ditur.
Besimi nė
caktimin e Allahut mbėshtetet nė katėr ēėshtje:
1. Tė besuarit se Allahu ka
pėrfshirė me Diturinė e Tij gjithēka qė nė
pėrjetėsi.
2. Besimi se Allahu i Madhėruar
ka caktuar fatin e ēdo gjėje dhe pastaj e shkroi
atė nė Leuhi Mahfudh10.
3. Besimi se Allahu i Madhėruar
ka krijuar ēdo gjė duke iu pėrmbajtur Vullnetit
dhe Diturisė sė Tij.
4. Besimi se Allahu i Madhėruar
i ka ligjėruar krijesave tė Tij njė ligj dhe i
ka urdhėruar ata qė ta zbatojnė. Kush i bindet
Allahut, i bindet me Mirėsinė e Tij, i Cili
ėshtė i Vetėm dhe Ai ėshtė begatues pėr kėtė,
ndėrsa kush e kundėrshton Allahun, le tė mos
fajėsojė askėnd, pėrveē vetes sė tij dhe ai nuk
mund tė arsyetohet se kjo gjė ishte e caktuar.
Pra, nuk mund tė argumentohesh me caktimin e
Allahu tė Madhėruar, sepse askush nuk e di se
ēfarė ėshtė caktuar pėr tė. Ēdo gjė qė caktohet
pėr krijesėn e Tij, Allahu i Madhėruar e bėn atė
nė sajė tė Diturisė sė Tij. Allahu i Madhėruar
thotė:
E ata qė i shoqėruan
(shok nė adhurim)
Zotit, do tė thonė: "Sikur tė mos donte Allahu,
nuk do ti bėnim shok, as ne, as prindėrit tanė,
e as nuk do tė ndalonim asnjė gjė." Kėshtu patėn
gėnjyer edhe ata qė ishin para tyre derisa
pėrjetuan dėnimin Tonė tė ashpėr. Thuaj: A mos
keni ndonjė fakt e tė na e prezantoni atė neve?
Ju i mbėshteteni vetėm hamendjes, nė tė vėrtetė,
vetėm gėnjeni. Enam 148.
Kjo do tė thotė se ata nuk e
dinė qė Allahu ka caktuar pėr ta mosbesimin dhe
as nuk e kanė parė ēfarė ka pėr ta nė Leuhi
Mahfudh (Pllakėn e ruajtur).
Nėse ata thonė: Mosbesimi ynė
tregon se vetėm Allahu e ka caktuar atė mbi ne
dhe se gjėrat nuk bien nė kundėrshtim me
Vullnetin e Allahut. Kundėrpėrgjigja ndaj tyre
ėshtė se kjo mund tė vėrtetojė atė qė ka kaluar,
ndėrsa pėr atė qė do tė vijė, ju nuk e dini se
ēfarė ėshtė pėrcaktuar pėr ju. Kjo nuk ju ndalon
pėr tė besuar, por pėrkundrazi, ligjėrisht ju
urdhėron pėr tė besuar. Nėse ata thonė: Nėse
asgjė nuk ndodh pa suksesin e Allahut, atėherė,
pėrse Allahu nuk na ka dhėnė sukses neve pėr t'u
udhėzuar?! U themi atyre se Allahu ju ka
krijuar juve pėr t'ju sprovuar dhe pėr kėtė ka
thėnė:
Allahu ka argumentin mė
tė plotė edhe sikur tė donte Ai, do tju vinte
nė rrugė tė drejtė tė gjithėve.
En'am 149.
Ėshtė transmetuar nė
gjurmė tė sakta se Hasan el Basri i ka shkruar
Hasan ibn Aliut dhe e ka pyetur atė pėr kadanė
dhe kaderin, ndėrsa Hasani i ka shkruar:
"Kush nuk beson nė vendimin e Allahut tė
Madhėruar dhe caktimin e Tij (kadanė dhe kaderin),
tė mirėn dhe tė keqen e kėtij caktimi, ai ka
mohuar (ka dalė prej fesė). Kush ia ngarkon
gjynahet e tij Zotit tė vet, ai ka mėkatuar,
sepse bindja ndaj Allahut tė Madhėruar nuk bėhet
me mospėlqim dhe se Ai nuk kundėrshtohet me
epėrsi, pasi Allahu i Madhėruar ėshtė Sunduesi i
asaj qė ka nėn pronėsi, i Fuqishėm pėr atė qė u
ka caktuar. Nėse ata veprojnė me bindje ndaj
Tij, nuk ndėrhyn ndėrmjet tyre dhe ndėrmjet asaj
qė kanė punuar, e nėse ata e kundėrshtojnė Atė
me veprimet e tyre, Ai nėse dėshiron do tė
ndėrhyjė ndėrmjet tyre dhe asaj ēka vepruan, e
nėse nuk e bėn kėtė nuk ėshtė Ai i cili i ka
imponon ata pėr tė bėrė gjynahe. Sikur Allahu
ti detyronte krijesat pėr t'iu bindur Atij nuk
do t'ua rrėzonte atyre sevapin (shpėrblimin) dhe
nėse do t'i detyronte ata pėr ta kundėrshtuar
Atė, nuk do tua rrėzonte (zbriste) atyre
dėnimin, e nėse Ai do t'i linte ata tė vepronin
ētė donin (t'i linte pa pėrkujdesje) kjo do tė
ishte pamundėsi nė kaderin (fuqinė e Tij), porse
Ai u ka lėnė atyre dėshirėn, tė cilėn ua ka
mbuluar (lėnė nė fshehtėsi). Nėse ata i binden
Atij kjo ėshtė mirėdashje e Tij ndaj tyre, e
nėse ata e kundėrshtojnė ky ėshtė argument ndaj
tyre."
Ky ėshtė dhe kuptimi i vargjeve
tė tjera tė autorit:
Atė qė e deshi Zoti i
Arshit, ashtu ndodhi
Dhe atė qė se deshi nė
kėtė botė se solli
Nė kėtė ēėshtje kanė devijuar
(ēėshtjen e caktimit tė Zotit) dy grupe:
Grupi i parė:
Kaderijtė11, tė cilėt thonė:
"Allahu nuk ka paracaktuar gjė prej punėve tė
krijesave, por vetė ata i krijojnė veprat e
tyre." Ata mendojnė se sikur tė jetė
pėrcaktuar pėr jobesimtarin mosbesimi i tij dhe
nėse Zoti do ta ndėshkonte atė, atėherė Ai do tė
ishte i padrejtė. Si kundėrpėrgjigje ndaj tyre u
themi se Allahu e ka pėrcaktuar kėtė nė
pėrputhje me Diturinė e Tij ndaj tyre, ndėrkohė
qė i ka lėnė ata ndėrmjet mosbesimit dhe besimit
nė pėrputhje me Drejtėsinė e Tij pėr ta.
Allahu i Madhėruar ka thėnė:
E ti thuaj: E vėrteta
ėshtė nga Zoti juaj. E kush tė dojė le tė
besojė, kush tė dojė le tė mohojė
Kehf 29.
Nėse Allahu i dėnon ata, i dėnon
pėr punėt e tyre dhe jo pėr shkak tė Diturisė sė
Tij (ndaj tyre). Argumenti i sipėrpėrmendur
shėrben edhe si kundėrpėrgjigje ndaj grupit qė
do tė vijojė.
Grupi i dytė:
Xhebrijtė12, tė cilėt thonė:
"Allahu i Madhėruar i ka detyruar krijesat e Tij
pėr veprimet e tyre dhe i ka shtrėnguar ata (pėr
tė vepruar) sikurse penda nė drejtim tė erės."
Kjo tregon se Allahu i Madhėruar i ka lėnė ata
tė lirė dhe ka caktuar pėr ta zgjedhjen.
Ehli suneti ėshtė i mendimit se
Allahu i Madhėruar ka ditur ēdo gjė, pastaj ka
krijuar gjithēka nė bazė tė Diturisė sė Tij dhe
ka baraspeshuar ndėrmjet Dijes dhe Krijimit. Ata
nuk e paraprijnė Diturinė e Allahut mbi lirinė
qė u ka dhėnė krijesave tė Tij pėr tė zgjedhur,
siē kanė thėnė xhebrijtė; dhe as lirinė pėr tė
zgjedhur mbi Diturinė e Tij, siē kanė thėnė
kaderijtė.
|