Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Disa fjalė pėr ditėn e Ashuras

 

    Ē’ėshtė dita e Ashuras

    Ashura, ditė e njohur te Kurejshėt

                        

    Ashura, fitorja e besimit mbi kufrin.

                                   

    Agjerimi ditėn e Ashura

                                                

    Vlera e agjėrimit tė kėsaj dite

                                                              

    Mėnyrat e agjėrimit tė kėsaj dite

                                                                           

    Fazat qė ka kaluar agjėrimi i Ashuras

                                                                                     

    Gabime qė ndodhin ditėn e Ashuras

                                                                    

Falėnderimet i takojnė vetėm Allahut, Krijuesit tė botrave, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė Dėrguarin e Allahut dhe mbi tė gjithė ata qė e pasojnė atė deri nė Ditėn e Gjykimit.

     Allahu e ka bėrė ndryshimin e ditės dhe tė natės argument tė qartė e tė pashmangshėm tė ekzistencės dhe fuqisė sė Tij absolute. Nė kėto ditė-netė ruhen punėt tona e “Kush punon ndonjė tė mirė qė peshon sa grimca atė do tė gjejė dhe kush punon ndonjė tė keqe qė peshon sa grimca atė do tė gjejė”.  (Zelzele, 7-8)

Gjithashtu Islami i ka dhėnė pėrparėsi disa vendeve ndaj disa tė tjerave. E, nė fenė tonė nuk ka vend tė shenjtė pėrveē: xhamisė sė Qabes bashkė me rrethinėn e haremit tė Mekės (Harem do tė thotė: vend i shenjtė nė tė cilin ndalohet shkulja, kėputja e pemėve dhe gjuetia), xhamisė sė Profetit (alejhi selam) bashkė me rrethinėn e haremit tė Medines, xhamisė sė Aksasė (rrethina me dy xhamitė).

 Ndėrsa pėrsa i pėrket atyre vendeve tė ashtuquajtura “tė shenjta”, “tė mira”, pėr to nė fenė tonė nuk ka bazė. Ato vlerėsohen duke u shfrytėzuar injoranca e njerėzve tė cilėt janė tė prirur tė magjepsen e t’i besojnė ndodhive, pėr ta anormale, duke derdhur nė to para e gjėra tė tjera. Argumentimit se kėtė vepėr e bėjnė shumė persona “Ne i gjetėm njerėzit tė parėt tanė nė njė adhurim, e ne do tė pasojmė gjurmėt e tyre.” (Zuhruf, 22), u pėrgjigjet Allahu duke u thėnė:“E nėse baballarėt tuaj  nuk llogjikonin asgjė, as nuk ishin tė udhėzuar.”                (El Bekare,170)

Tė tilla pretendimeve me ardhjen e Islamit iu dha fund. “Thuaj: (O Muhamed) erdhi e vėrteta dhe u zhduk e kota, e nė realitet e kota ka qenė e zhdukur.”                             (Isra, 81)

Tė njėjtėn gjė themi dhe pėr kohėn, nė Islam disa kohė veēohen ndaj disa te tjerave. Nė ajetin e mėposhtem kuranor Allahu na tregon se: “… numri i muajve tek Allahu ėshtė dymbėdhjetė, ashtu siē ėshtė nė librin e Allahut kur  Ai krijoi qiejt dhe tokėn, dhe ka vendosur qė katėr prej tyre tė jenė “Hurum” Tė shenjta. “(Kjo) ėshtė feja e drejtė dhe e vėrtetė. Kėshtu qė mos i bėni vetes padrejtėsi nė kėto muaj.”     (Teube:36)

Kėshtu, muslimani beson se disa kohė janė mė tė volitshme pėr t’u shfrytėzuar se disa tė tjera; si njė e treta e fundit e natės, ndėrmjet ezanit dhe ikametit, disa ēaste tė xhumasė, dhjetėditėshi i dhul hixhes, Ramazani si dhe muajt e shenjtė tė cilėt siē trasmetohet nė njė hadith tė saktė janė:“Muajt e shenjtė janė: dhulka’deh, dhulhixheh, muharrem dhe rexheb.”

Si pėrfundim themi se vende apo kohė tė mira janė vetėm ato tė pėrcaktuara nga Allahu dhe i dėrguari i Tij (alejhi selam). E nė bazė tė argumenteve muaji i muharremit ėshtė dalluar nė krahasim me muajt e tjerė tė shenjtė pėr kėto arsye:

1. Ky muaj ėshtė i emėrtuar me emėr islam, ndėrsa muajt e tjerė kanė mbetur me emrat tė cilėt i kanė pasur qė nė kohėn e injorancės.

2. Me kėtė muaj fillon viti hėnor qė muslimanėt e dinė shumė mirė fillimin dhe mbarimin e tij, sepse me tė ėshtė lidhur vetė feja e tyre.

3. I Dėrguari i Allahut (alejhi selam) e ka cilėsuar kėtė muaj duke thėnė: “…Muaji i Allahut, muharremi.” Transmeton Muslimi.

E njė cilėsim i tillė nuk  pėrmendet pėr ndonjė muaj tjetėr. Dihet se pak prej krijesave, Allahu i ka cilėsuar “tė Allahut” nė shenjė nderimi, kur dihet se tė gjitha krijesat janė tė Allahut, siē themi Qabja-Shtėpia e Allahut, etj.

4. Agjėrimi nė kėtė muaj ėshtė mė i dashur tek Allahu sesa ēdo muaj tjetėr. “Agjėrimi mė i mirė pėrveē Ramazanit ėshtė agjėrimi i muajit tė cilin e emėrtoni muharrem.” Transmeton Nesaiu.

Nė njė transmetim tjetėr “Agjerimi mė i mirė pėrveē Ramazanit ėshtė agjėrimi i muajit tė Allahut, muharremit.” Muslimi, Tirmidhiu, Ebu Daudi, Nesaiu e tė tjerė.

5.Nė tė ndodhet dita e Ashura-sė, dita e dhjetė e muajit pėr tė cilėn janė transmetuar hadithe tė posaēme.

 

DITA E ASHURAS

Ē’ėshtė Ashura apo, ajo qė njihet tek njerėzit si ashurja apo ashure?

Pėrgjigjen e marrim nga argumentet e fesė e jo nga llogjika e infektuar nga bestytnitė e kota qė “Allahu nuk ka zbritur pėr tė tilla pretendime asnjė lloj argumenti, vetėm se pasojnė hamendjet dhe epshet, megjithėse u erdhi  prej Zotit tė tyre udhėzimi.”    (Nexhm, 23)

Ashura ėshtė dita e dhjetė e muajit muharrem sipas mendimit mė tė drejtė tė dijetarėve muslimanė, bazuar nė gjuhėn arabe, ngaqė Ashura vjen nga fjala ashara (e dhjeta)  dhe nė hadithe si “Ashura ėshtė dita e dhjetė.”

Trasmeton Darul Kutnij, Bejhakiu. Albani ka thėnė: “Hadith i vėrtetė”.

Ndėrsa pėr sa i pėrket lidhjes qė i bėhet kėsaj dite me ndonjė ushqim tė posaēėm siē pretendojnė disa, themi se pretendime tė tilla janė pa bazė, por “…pasojnė hamendjet dhe epshet, megjithėse u erdhi  prej Zotit tė tyre udhėzimi.”                        (Nexhm, 23)

Ashura fitorja e besimit mbi kufrin

 “Kjo ėshtė ditė e madhe, nė tė Allahu i Madhėruar shpėtoi Musain dhe popullin e tij dhe mbyti Faraonin dhe popullin e tij.”     Muslimi

Ashura ditė e njohur te Kurejshėt

“Kurejshėt agjėronin ditėn e Ashuras nė kohėn e xhahilijetit (pėrpara Islamit) dhe i Dėrguari i Allahut (alejhi selam) e agjėronte”. Transmeton Buhariu nga Aishja.

Disa dijetarė kanė thėnė se ndoshta kjo ėshtė pėrcjellur dhe trashėguar nga feja e Ibrahimit (alejhi selam)

 

Agjerimi ditėn e Ashuras

 “Nuk e kam parė tė Dėrguarin e Allahut (alejhi selam) qė t’i kushtojė rėndėsi ndonjė dite ashtu siē i kushtonte rėndėsi kėsaj dite, Ashuras.”

Transmeton Buhariu nga Ibn Abasi

 

Vlera e agjėrimit tė kėsaj dite

“Agjėrimi i Ashuras shpresoj prej Allahut  tė m’i falė me kėtė agjėrim gjynahet e  vitit tė kaluar”.        Muslimi

“Agjėrimi i Ashuras ėshtė shkak qė tė falen gjynahet e vitit tė kaluar”.

Muslimi Ebu Daudi Nesaiu etj.

Ka pasur prej tė parėve tanė tė mirė qė e agjėronin kėtė ditė edhe nėse udhėtonin.

 

Mėnyrat e agjėrimit tė kėsaj dite

Pėrpara se tė pėrmendim mėnyrėn e agjėrimit tė Ashuras duam tė theksojmė se agjėrimi nė Islam nėnkupton:

Mosngrėnie, mospirje, largim nga kontaktet intime nga agimi deri nė perėndim tė diellit.

E kushdo qė bėn agjėrim tjetėr veē kėtij u themi: Kushdo qė e kryen ndonjė vepėr (punė) qė nuk e kemi kryer ne, ajo do tė konsiderohet e refuzuar.” Tansmeton Muslimi nga Aishja.

Dijetarėt kanė pėrmendur disa mėnyra rreth agjėrimit tė kėsaj dite:

1. Tė agjėrohet njė ditė pėrpara dhe njė ditė pas, kjo duke u nisur nga dy arsye:

a) Hadithi i Ibn Abasit nė Musnedin e Imam Ahmedit: “Agjėroni Ashuran e mos pėrngjasoni me ēifutėt, por agjėroni njė ditė para e njė ditė pas”. Ahmed Shakir thotė se ėshtė hadith hasen.

b) Duke u nisur nga mossiguria e qėnies atė ditė apo jo, pra pėr tė qenė mė tė sigurtė. Ibnul Kajim ka thėnė: “Mėnyra mė e plotė ėshtė tė agjėrohet njė ditė para ashuras e njė ditė pas”.

 “Zadul Mead” vwll. II. f.278

2.Agjėrimi i ditės sė Ashuras dhe i ditės sė nėntė. Pėr kėtė gjė kanė ardhur hadithe tė vėrteta e tė qarta siē u pėrmendėn mė lart.

3.Agjėrimi i kėsaj dite tė vetme.

 

Fazat qė ka kaluar agjėrimi i Ashuras

1. I dashuri ynė (alejhi selam) e agjėronte ditėn e Ashuras nė Mekė, porse nuk i urdhėronte njerėzit qė ta agjėronin.

“Kurejshėt agjėronin ditėn e Ashuras nė kohėn e xhahilijetit (pėrpara Islamit) dhe i Dėrguari i Allahut (alejhi selam) e agjėronte.”  Buhariu nga Aishja.

2. Nė Medine agjėroi dhe urdhėroi tė agjėrohej. I Dėrguari i Allahut (alejhi selam) pasi emigroi nė Medine pa se ēifutėt e agjėronin ditėn e Ashuras, u tha atyre: “Ē’ėshtė kjo ditė qė agjėroni?” Thanė: “ Ditė e madhe, nė tė Allahu i Madhėruar shpėtoi Musain dhe popullin e tij dhe e mbyti Faraonin dhe popullin e tij, agjėroi Musai kėtė ditė si falėnderim ndaj Allahut dhe ne e agjėrojmė.” Profeti (alejhi selam) tha: “Ne na takon ta nderojmė Musain mė tepėr sesa ju”. Agjėroi dhe urdhėroi tė agjėrohej.

Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Abasi

Mendimi mė i drejtė i dijetarėve ėshtė se nė kėtė kohė derisa u bė obligim Ramazani ishte obligim agjėrimi i Ashuras. I Dėrguari i Allahut (alejhi selam) urdhėroi dikė nga fisi eslem qė tė lajmėronte njerėzit mbarė se kush ka ngrėnė sot (ditėn e Ashuras) ta ndėrpresė ushqimin dhe se kush nuk ka ngrėnė le tė agjėrojė”. Transmeton Buhariu Muslimi nga Seleme bin Akua.

Jo vetėm kaq, por urdhėronte edhe tė vegjlit tė agjėronin kėtė ditė. “…urdhėroi tė agjėronim ashuran dhe tė agjėrojnė dhe tė vegjlit tanė”.

Transmeton Buhariu Muslimi nga Rubej bintu Muadh.

3. Pasi u bė obligim agjėrimi i Ramazanit, nuk urdhėronte mė.

“Na urdhėronte i Dėrguari i Allahut (alejhi selam) ta agjėronim Ashuran pėrpara se tė bėhej obligim agjėrimi i Ramazanit, kur u bė obligim agjėrimi i Ramazanit nuk na urdhėronte mė, mirėpo ne agjėronim”. Transmeton Muslimi nga Kajs Bin Sa’d bin Ubadij.

Nuk ka dyshim se agjėrimi i kėsaj dite ėshtė i pėlqyeshėm, duke u bazuar nė hadithet e lartpėrmendura.

4.Dėshira e tė Dėrguarit tė Allahut (alejhi selam) qė mos ta agjėronte kėtė ditė tė vetme por ta shoqėronte atė pėr tė mos pėrngjasuar me ithtarėt e librit.

Kur agjėroi i Dėrguari i Allahut (alejhi selam) ditėn e Ashuras dhe urdhėroi tė agjėrohej, thanė sahabėt: “O i Dėrguari i Allahut, kjo ėshtė ditė qė e madhėrojnė ēifutėt dhe tė krishterėt! Tha:” Insha Allahu, vitin e ardhshėm, nėse kemi jetė do tė agjėroj edhe tė nėntėn e kėtij muaji (muharremit). Vitin qė erdhi i Dėrguari i Allahut (alejhi selam) ndėrroi jetė.”

Transmeton Muslimi nga Ibn Abasi.

 

“Agjėronte tė dhjetėn dhe deshi tė agjėronte tė nėntėn, mirėpo vdiq atė vit” 

( Fethul Bari vėll. IV, f.288)

 

“Nuk konsiderohet kjo ditė si ditė feste, sepse ėshtė pėrngjasim me ēifutėt”.

Ibn Rexhebi

 

Gabime qė ndodhin ditėn e Ashuras

 

- Veēimi i kėsaj dite me ushqime tė caktuara; hallvė, ashure, etj.

- Veēimi i kėsaj dite me dhikėr, dua tė caktuar.

- Kryerja e ndonjė lloj agjėrimi jo si muslimanėt.

- Konsiderimi i kėsaj dite si ditė feste.

- Larja apo lyerja me erė tė mirė pėr hirė tė kėsaj dite.

- Dėfrimi, argėtimi i vetes apo i familjes me rastin e kėsaj dite.

- Konsiderimi i kėsaj dite si ditė zije, fatkeqėsie siē bėjnė disa grupe tė humbura.

 

 

Allahu i Madhėruar e di mė sė miri.

 

 

Pėrgatiti: Ahmed Kalaja

                                         www.klubikulturor.com