Cila ėshtė
mėnyra mė e mirė pėr njė musliman qė tė arrijė shkallėn
mė tė lartė tė edukimit islam?
Pyetja:
Cila
ėshtė mėnyra mė e mirė pėr njė musliman qė tė arrijė
shkallėn mė tė lartė tė edukimit islam? Nė ēfarė shkolle
duhet tė shkojė pėr tė arritur shkallėn e njė dijetari
mysliman? Ju faleminderit!
Pėrgjigja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė
Ditėn e Gjykimit.
Fillimisht na gėzon interesimi juaj pėr tė fituar edukim
Islam, kurse sa i pėrket se ēfarė shkolle duhet tė
ndjekėsh pėr tė arritur dije islame, themi se nga ju
kėrkohet, sikurse nė ēdo lėmi tjetėr, tė pasoni vijimin
e shkollės nė formė akademike nga e mesmja, fakulteti,
magjistratura, etj. Kjo ėshtė forma bashkėkohore pėr
zgjerimin e njohurive islame dhe ēelės kryesor nė tėrė
kėtė ėshtė edhe mėsimi i gjuhės arabe, pa tė cilėn nuk
ėshtė e mundur arritja e dijės sė gjerė islame. Prandaj,
themi se nėse dėshiron njeriu tė arrijė dije tė gjerė nė
shkencat islame, duhet tė udhėtojė nė vendet arabe, ta
mėsojė gjuhėn, pastaj tė vazhdojė studimet atje.
Nė kohėt
e mėhershme ka qenė e njohur edhe metodologjia tjetėr jo
akademike, pra qė marrjen e diturisė ta bėsh duke shkuar
te dijetarėt pėr tė mėsuar nga ata nėpėr vendet e
ndryshme tė botės islame, por duke i paraprirė kėsaj,
mėsimin e Kuranit dhe shkencave shėrbyese (gramatika,
letėrsia, etj) dhe mė vonė pėr t’u thelluar nė shkencat
e tjera islame.
Nė kohėn
tonė, ka shumė nga kėrkuesit e dijes, bile edhe tė
njohur nė botėn islame qė kanė arritur tė bashkojnė
ndėrmjet metodologjisė sė re dhe tė vjetėr. Dhe kjo do
tė ishte mė e suksesshmja dhe mė e mira. Allahu e di mė
sė miri.