Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A lejohet heqja e mustaqeve tek femrat?

Pyetja:

A lejohet heqja e mustaqeve tek femrat?

Pėrgjigja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Sa i pėrket heqjes sė qimeve nga trupi, ato ndahen nė tri lloje:

1. Ato tė cilat janė tė ndaluara tė hiqen.

2. Ato tė cilat jemi tė obliguar t`i heqim.

3. Ato pėr tė cilat nuk kemi citat apo, me fjal tjera, pėr tė cilat ėshtė heshtur apo nuk ėshtė pėrmendur vendimi pėr to.

1. Nė llojin e parė, pra ato qime qė janė tė ndaluara tė hiqen janė:

Mjekra pėr mashkullin dhe vetullat pėr mashkullin dhe femrat.

Argumenti pėr mjekrėn ėshtė hadithi i Resulullahut (Paqja dhe bekimi i Allahu qofshin mbi tė!) ku thotė: “Kundėrshtoni idhujtarėt, shkurtoni mustaqet dhe lėshoni mjekrat!” (Buhariu dhe Muslimi) Pėr kėtė ekzistojnė edhe hadithe tė tjera tė shumta.

Kurse pėr heqjen apo shkuljen e vetullave ekzistojnė njė numėr i haditheve qė e ndalojnė atė dhe se Allahu i Lartėsuar i mallkon ata qė e bėjnė atė.

2. Ato qė jemi tė urdhėruar t`i heqim janė qimet e sqetullave dhe pjesėve intime.

3. Kurse pėr ato qė nuk ka citat tė prerė me tė cilėn urdhėrohemi apo ndalohemi nė heqjen apo mos heqjen e tyre. Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) thotė: “Vėrtetė, Allahu i Lartėsuar disa gjėra i ka bėrė hallall, disa tė tjera i ka bėrė haram. Atė qė e ka bėrė hallall ajo ėshtė e lejuar pėr ju, atė qė e ka bėrė haram ajo ėshtė e ndaluar pėr ju. Kurse pėr ato qė ka heshtur, ajo ėshtė mėshirė dhe falje pėr ju.” (Transmeton Bejhekiu dhe tė tjerėt)

Nga ky hadith kuptojmė se pėr ato gjėra qė nuk ka citat me tė cilėn urdhėrohemi apo ndalohemi, atėherė ajo ėshtė e lejuar.

Shejh Muhamed ibėn Salih Uthejmin (Allahu e mėshiroftė!) nė librin “Pyetje dhe pėrgjigje mbi ēėshtjet e gruas”  thotė: “Gruas i lejohet qė t'i heqė qimet e tepėrta qė dalin nė disa vende jo tė zakonshme, si p.sh. tek faqet apo mustaqet etj., sepse ato ia prishin bukurinė asaj.” Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

19.06.2006

                                         www.klubikulturor.com